Adi Krasta: Me urdhër të Edi Ramës, pronari i televizionit ku isha më hoqi nga puna…

0
4347
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Adi Krasta, ka rrëfyer se si është larguar nga puna, herën e fundit. Teksa fliste në studion e tij “A show”, Krasta u shpreh se; ishte Kryeministri Edi Rama, ai që i tha pronarit të televizionit ku punonte që; nëse nuk e largonte atë nga puna, do ta merrte si qëndrim armiqësor ndaj qeverisë.

Gjithashtu, Krasta shtoi se; rrjedhimisht pronari i televizionit e hoqi, në mënyrë që të ruate bizneset e tij.

“Po i tregoja një mikut tim të huaj si më hoqën nga puna herën e fundit. Njeriu më i pushtetshëm në vend, që dihet se është kryeministri i tha pronarit të televizionit ku punoja: Ti mund ta mbash atë po ne do ta marrim si qëndrim armiqësor ndaj qeverisë. Dhe pronari, për të ruajtur bizneset më hoqi.

Kur ia tregova këtë mikut tim ai më tha nuk e besoj. Atëherë nuk ke ç’të bësh përveçse të pish birra dhe të flasësh për golin e fundit të Çelsit”, kështu u shpreh Adi Krasta.

Zjarr Tv Ad