Adidas, 1.6 miliardë € te Real Madrid

0
5

Këtë vit Reali i Madridit nuk do të ketë të ardhurat e zakonshme në arka, pork jo nuk do të thotë se financat e “Los Blancos” nuk do të jenë shëndetplota. Sipas asaj që raporton “Marca”, kampionët në fuqi të Europës do të mbyllin akordin me kompaninë e veshjeve sportive Adidias, më këtë të fundit që për 12 vitet e ardhshme do të derdhë 1.6 miliardë euro në arkat e klubit të Florentino Perez.

Firma është parashikuar të hidhet në përfundim të këtij sezoni. “Asnjë klub tjetër nuk do të arrijë këto shifra si Real Madridi”, nënvizon “Marca”. Akordi aktual skadonte në qershorin e vitit 2020 dhe si klubi, ashtu edhe sponsori teknik, kishin dëshirë që ta mbyllnin rinovimin e ri deri në vitin 2031 përpara mbërritjes së skadimit të marrvëshjes aktuale, ndërsa Adidias do të hapë dhe një dyqan në “Bernabeun” e ri.