“Administrata e mbushur me militantë të PS”, Dash Sula me deklaratë të fortë në Kuvend: Kjo është fytyra e…

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula u shpreh sot në Kuvend se administrata është e mbushur me militantë socialistë dhe meritokracia nuk ekziston më.

Teksa flitej për raportin vjetor të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ai tha se edhe në kompanitë private nuk punësohesh dot nëse nuk del si votues i PS-së në listën e patronazhistëve.

“E gjithë administrata është e mbushur me militantë të PS-së. Në administratën publike nuk ka më meritokraci, mjafton të kesh një document të PS-së dhe gjithmonë je i privilegjuar për të zënë një vend pune. Diskriminimi në këto 9 vite është aq i madh saqë presioni ka nisur të shpërndahet edhe në kompanitë private. Database e patronazhistëve ndodhet te çdo institucion shtetëror, çdo punonjës i ri kontrollohet te patronazhistët deri te database dhe nëse nuk rezulton se është votues i PS-së, le të jetë ai një gjeni por nuk e merr vendin e punës”, tha Sula.

Sipas tij “Ky fenomen është përhapur edhe te klientët e qeverisë. kjo është fytyra e kësaj maxhorance e cila ka si objektiv shpopullimin e Shqipërisë. Në janar- shkurt ishin 2 mijë kërkesa për azil nga shqiptarët në vendet e BE-së. Shteti më i preferuar për të kërkuar azil mbetet Franca. Gjermania është vendi i dytë me më shumë aplikime”.

Zjarr Tv Ad