Adoleshentja shqiptare shpëton nga mbytja në det

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Frikë dhe tension gjatë pasdites së djeshme në plazhin e Pescia Romana në Tuscia.

Një adoleshente shqiptare ishte futur në det, por papritur është ndjerë në vështirësi dhe nuk po kthehej dot pas.

Vajza 17 vjeçe kishte ardhur në bregdet me familjen, për të kaluar ditën e nxehtë.

Thirrjeve për ndihmë të saj dhe familjarëve i është përgjigjur menjëherë një nga rojet e plazhit, shkruajnë mediat italiane.

Filippo Cavallaro është futur menjëherë në det duke i ardhur në ndihmë adoleshentes shqiptare.

‘Gati i kishte rënë të fikët, por munda ta riktheja në gjendje të mirë’, ka thënë roja i bregdetit pasi e ka nxjerrë në breg shqiptaren 17-vjeçare.

 

Zjarr Tv Ad