Familja e një adoleshenteje nga Anglia, e cila thuhet se vrau veten për shkak të Instagramit ka vendosur të publikojë fotografitë e saj për të “mposhtur” rrjetin social.
Molly Rusell, 14 vjece, u gjet e vdekur në dhomën e saj në nëntor të 2017. Ndonëse u vetëvra, ajo nuk kishte shfaqur asnjëherë shenja të problemeve shëndetësore.
Më vonë, familja e saj zbuloi se po shihte një material në rrjete sociale që lidhej me ankthin, depresionin, vetëvrasjen. Për këtë gjë, i ati akuzoi Instagramin duke thënë se “e ndihmoi të vdiste”.
Ian Rusell vendosi të publikojë fotografitë e të ndjerës duke luajtur me kafshë dhe duke shijuar dëborën. Ai kishte një arsye të fortë për këtë gjë.
Ian kërkon të sfidojë algoritmin e Instagramit duke thënë se duhen më shumë imazhe të tilla për të rinjtë. Ndër të tjera, ai kërkon që të merren masa për videot apo fotografitë me përmbajtje shqetësuese që mund ti marrin jetën të rinjve.