Adrian Xhillari sërish në gjykim penal për mashtrim

0
128
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-biznesmeni Adrian Xhillari ka rënë sërish në telashe me drejtësinë shqiptare.

Xhillari më parë ka qënë i dënuar me 10 vite burg për abuzime me tregtimin e hidrokarbureve.

Sot ai është vënë sërish në gjykim penal për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.

Xhillari është akuzuar nga një biznesmen tjetër pasi i ka marrë 400 mijë euro dhe i ka kthyer vetëm 10% të shumës.

Marrja e parave është bërë me premtimin se do të përdoreshin për biznes, por ish-biznesmeni nuk ka arritur t’ja kthejë shumën, dhe aq më pak interesat.

Në procesin gjyqësor që zhvillohet në Dhomën Penale të Gjykatës së Tiranës, ishte i pranishëm dhe avokati i tij, ku ka pretenduar se shuma që ka marrë nga klienti i nuk është 400 mijë euro.

Për këtë arsye, gjykata vendosi të kryejë një ekspertim të firmës së Xhillarit në një dokument ku ai pranon se e kishte marrë  këtë shumë.

Sipas avokatit të tij, dokumenti ishte i falsifikuar nga pala paditësë, ndërkaq gjykata është në pritje të ekspertëve nëse është falsifikuar ose jo firma e ish-biznesmenit.

Në këtë proces, ndryshe nga ai i naftës  ku u gjykua në mungesë, Adrian Xhillari mund ta ndjekë vetë, pasi pak ditë më parë u ekstradua nga Gjermania në vendin tonë.

 

Zjarr Tv Ad