Adriana Kalaja/ Del dokumenti i mbledhjes së KPK, si manipulohen listat e vetingut, Bungo tregon skemën si të hutojnë publikun

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokatja Adriana Kalaja publikoi sot një dokument komprometues ndaj kryetares së KPK-së, Genta Tafa (Bungo). Bëhet fjalë për pjesë të një procesverbali nga mbledhjet komisionit ku vihet re se KPK operon me lista dhe jo me rend gjykatash apo niveli.

Pjesë nga mbledhja:

Komisioneri Olsi Komici: Do diskutim kjo. Duhet të mblidhemi me ndërkombëtarët. S’mund të ecim ashtu ne.

Komisioneri Etleda Çiftja: Ndërkombëtari ka thënë bëj çfarë të duash. Kjo është pyetje vetes: Do 240 apo 120?

Kryetarja Genta Tafa (Bungo): Ore a e kam sjellë me email? Tani unë jam që ta hedhim këtë, propozoj ta hedhim, perceptimi i publikut kur ti hedh një short jashtë afatit, për mua, jepte efekte në publik, sepse të tërë e komentan 48-shen. Ndërkohë nëse ne fusim edhe 120 s’kuptojmë më, se nuk mund të jetë 200 rekomandimi i ONM-së. Edhe heqim këtë dyshimin që 48-shja është e paragjykuar, se ata të 48 do të shkojnë në Strazburg, kurse nëse i fusim 120, do të thotë që ONM-ja nuk ka pasur paragjykim, thjesht ka qëlluar.

Komisioneri Valbona Sanxhaktari: Jo me, ka futur aty burra e gra, e ka kopsitur mirë atë.

Zjarr Tv Ad