Adriatik Lapaj: Janë 900 mijë njerëz në Shqipëri që jetojnë nën minimunin jetik

0
184
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj u shpreh se sipas një raport të Avokatit të Popullit, për të bërë një jetë minimaliste dhe bazike, duhen 178 mijë lekë të vjetra në muaj.

Ai theksoi se janë rreth 900 mijë persona që marrin pagës nga shteti shqiptar, të cilët figurojnë se jetojnë nën atë që konsiderohet si nevojë bazike për të jetuar.

Lapaj: Sipas një raport të Avokatit të Popullit, për të bërë një jetë minimaliste dhe bazike, duhen 178 mijë lekë të vjetra në muaj. Ndërkohë mesatarja e pensioneve urbane është 160 mijë lekë, pra nën minimumin jetik.

Janë rreth 900 mijë persona që marrin pagesa nga shteti shqiptar, të cilët figurojnë se jetojnë nën atë që konsiderohet si nevojë bazike për të jetuar. Pra, janë 900 mijë persona që janë në pamundësi ekonomike. Problemi që unë shoh sot nuk është varfëria si aspekt ekonomik se mundet me një qeveri të mirë. Problemi që unë sot shoh është varfëria demografike, sepse po ikën mosha rinore.

Zjarr Tv Ad