Adriatik Lapaj: Si t’i thuash fëmijës këtu, mëso se do vlerësohesh? Ta gënjesh? T’i thuash se këtu jeta kalon nga Partia? T’i thuash ji qytetar i mirë, ku nderi është dobësi dhe promovohet e keqja…

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Adriatik Lapaj, me anë të një postimi në llogarinë  e tij në Facebook, ka reaguar lidhur me ngjarjet që po ndodhin në vendin tonë, ku s’kemi çfarë të presim nga ky vend, pa le që fëmijët nuk kanë asnjë të ardhur me këtë shtet që ne kemi, ku sipas Lapajt, nuk ke as çfarë t’i thuash për t’i dhënë kurajo për të vazhduar, në mënyrë që fëmija të ketë një jetë më të mirë, ku s’bën asgjë tjetër vetëm sa e gënjen.

E si t’i thuash fëmijës këtu? Mëso se do vlerësohesh? Ta gënjesh?  T’i thuash, garo se do i’a dalësh? Garë me kë? Garë për ku? Apo t’i thuash mëso që të ikësh e të vlerësohesh në një vend larg nga këtu? Ndër të tjera, Lapaj shprehet se; “në këtë vend promovohet e keqja, ku nderi merret për dobësi”.

 Postimi i plotë:

E si t’i thuash fëmijës këtu? Mëso se do vlerësohesh? Ta gënjesh? T’i thuash, garo se do i’a dalësh? Garë me kë? Garë për ku? Apo t’i thuash mëso që të ikësh e të vlerësohesh në një vend larg nga këtu? T’i thuash mëso që të emigrosh? Pra, mëso që të ikësh e të mund të shpëtosh?

Çfarë t’i thuash fëmijës këtu? T’i thuash se këtu jeta kalon nga partia? Apo se partia është vetë jeta? T’i thuash paguaj taksa? Taksat vlejnë për ndërtimin e një jete më të mirë. Se me taksat siguron të ardhmen? E si mund t’i thuash diçka për të cilën e di se po e gënjen?! Këtu ne që paguajmë dukemi idiotët qëndrestar. T’i thuash ji qytetar i mirë? Ku? Në një shoqëri ku e keqja promovohet? Ku dallaveri është nder e ku nderi është dobësi?

More e pyet njeri veten këtu çfarë po bëjmë? More çfarë po bëjmë”?

Zjarr Tv Ad