Aeroplani i Kancelares Angela Merkel është godiur nga një veturë e një simpatizanti që ka kërcyer për të bërë foto fotografi por ka harruar të ngrejë frerin e dorës dhe vetura ka lëvizur ngadalë tek pjesa e përparme e aeroplanit.
Gazeta gjermane Spiegel ka postuar një fotografi të martën të goditjes së veturës me aeroplanin Global 5000 dhe raportoi se vozitësi i veturës ishte një punonjës i aeroportit.
Forcat ajrore gjermane e kanë konfirmuar përmes postimit në Twitter se Kancelarja Merkel u kthye në Berlin me një helicopter të hënë pasi aeroplani I saj është dëmtuar nga vetura por nuk dhanë detaje të tjera.
Aksidenti është kokëdhimbje që forcave ajrore nuk iu nevojitet, pas një serie aksidentesh të publikuara të qeverisë duke shkaktuar vonesa për Kancelaren dhe të tjerët, shkruan News18.