Aeroporti i Kukësit/ Balluku: Do ulen çmimet e biletave

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku në fjalën e saj para mediave, pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, është ndalur tek Aeroporti i Kukësit. Ministrja theksoi se krahas katër destinacioneve, të prezantuara disa ditë më parë, do të shtohen të tjera, duke e bërë këtë aeroport tërësisht funksional dhe konkurues.

Kjo sipas Ballukut, do të çojë edhe në uljen e çmimeve të biletave.

“Aeroporti i Kukësit është funksional dhe totalisht konkurent me atë të Tiranës.

Sot qytetarët shqiptarë mund të fluturojnë drejt Britanisë vetëm me 70 euro dhe më pak”-tha Balluku. Sa i takon Aeroportit të Vlorës, Balluku tha se është mjaft i rëndësishëm për turizmin dhe ekonminë në jug, dhe jo vetëm.

“Aeroporti i Vlorës është një tjetër hap i rëndësishëm. Edhe për turizmin, në jug. Aeroporti së bashku me Tunelin e Llogarasë do të ndihmojnë në zhvillimin e ekonomisë, në këto zona dhe jo vetëm”-u shpreh Balluku.

Zjarr Tv Ad