Aeroporti pa siguri prej 2016, provat që e vërtetojnë

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Siguria në aeroport prej vitit 2016 ka lënë për të dëshiruar. E konfirmojnë dhe tre testime që  janë bërë nga Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Policia e Shtetit dhe ku me lehtësi të plotë është arritur të futet eksploziv, armë të ftohta, madje në një rast është arritur të çahet rrethimi pikërisht tek e njëjta derë ku kanë hyrë dhe grabitësit.

Janë bërë 3 testime për sigurinë në aereoport në datën 20 Prill 2016.

Në të tre testimet, siguria e aereoportit ka dështuar të detektojë rrezikun. Tritoli është futur, po ashtu edhe thika. Rasti më i rëndë ka qenë futja në të njëjtën pikë nga ku depërtoi brenda pistës së Rinasit makina e grabitësve në qershor 2016.

Për 10 minuta simulatorët kanë çarë rrethimin dhe nuk janë kapur nga sistemi i kamerave të ICTS-së, i cili nuk ka funksionuar.

Raporti i është dorëzuar aeroportit dhe Ministrisë së Transporteve në mes të muajit maj 2018.

Testimi sekret i 20 prillit 2016 i është njoftuar drejtuesve të aeroportit në 13 maj, duke ngritur alarmin e rëndë mbi cënueshmërinë e sigurisë së pistës së vetme ndërkombëtare në vend.

Tre testet e dështuara përfshijnë futjen e eksplozivit në bagazh dore dhe të detonatorëve, futjen e një thike të ftohtë përmes daljes së stafit dhe ekuipazhit dhe më e rënda edhe futjen në perimetrin rrethues, pikërisht aty ku ndodhi grabitja e pak ditëve më parë.

Raporti i është dërguar për dijeni edhe Ministrisë së Transporteve si dhe i është dërguar drejtuesit të aeroportit të Rinasit në 13 maj 2016, por nga ICTS dhe aeroporti nuk u mor asnjë masë, së paku deri në 29 qershor, kur edhe ndodhi grabitja spektakolare në pistën e “Nënë Terezës”.

 

Zjarr Tv Ad