Ndertimi i aeroportit te vlores ka marre driten jeshile , pas diskutimeve te shumta duket se nje kompani turke e njohur ne fushen e fluturimeve do te nisi ndertimin e tij . Lajmi konfimohet edhe nga kreu i keshillit te qarkut te Vlores ,Sadrit Danaj . Sipas tij ky porjekt do ti sherbeje nje popullsie prej 700 mije banore , ndersa do te jete frymemarrje per turizmin .
Aktualisht projekti eshte ne fazen e fizibilitetit dhe vleresimit te tij , ndersa projekti pritet te marri jete ne harkun kohor te 6 muajve . Danaj sqaron se ai do te ndertohet ne Akerni te Vlores , nje zone e afert me vloren dhe fierin por edhe lidhjen e Autostrades Levan – Tepelene cka e kthen ne nje investim i cili i sherben gjithe rajonit te jugut , duke fuqizuar zonat turistike e duke shkurtuar ndjeshem distancat .
Ne Vlore aeroporti i cili ka sherbyer per linjat e brendshme ka operuar per here te pare ne 1924 , referuar te dhenave te aviacionit civil. ///