Afati drejt përfundimit/ Basteve sportive “iu vihet dryni”

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka nisur mbyllja e aktivitetit të basteve sportive sipas vendimit të marrë nga qeveria. Por cila është panorama në kryeqytet kur kanë mbetur dhe një javë nga hyrja në fuqi e vendimit?

Sipas të dhënave zyrtare të Qëndrës Kombëtare të Biznesit deri më datën 23 Dhjetor  në të gjithë vendin janë mbyllur 5220 pika bastesh sportive ndërsa 331 pritet të mbyllen. Por cfarë pritet të ndodh me të punësuarit në këtë sektor që në total janë 7000 të tillë? Një nga ata është edhe Rolandi, i cili pas disa vitesh në emigracion u kthye për të punuar në një prej llotove sportive në kryeqytet. Tashmë si i papunë ai preferon të rrefëje pasigurinë për të ardhmen, por pa u identifikuar.

Unë jam shum i shqetësuar.Unë që po të flas jam një ish emigrant prej 10 vitesh në itali dhe kthimi im në Shqipëri ishte për këtë fakt duke qënë se gjeta një punë që për familjen time quhej komode mendova të merrja këtë iniciativ për tu kthyer në Shqipëri.Aktualisht jam i papunë sepse vetvetiu edhe disa ditë na ka ngelur për tu ndarë dhe mendohet që do festohet viti i ri dhe të nesërmen je i papunë.Familja juaj prej sa personash përbëhet? Familje ime përbëhet prej nënës time bashkëshortes dhe një djalë 11 vjec i cili është i shqetësuar për faktin sesi do shkojë pjesa e jonë.”

Pas mbylljes së basteve sportive qeveria ka thënë se do të marr përsipër që të kryejë një program rikualifikimi për ata që do të mbeten të papunë. Një premtim mjaft ambicioz në kushtet kur qeveria jo vetëm po largon nga buxheti disa milionë euro taksa që u merr këtyre bizneseve, por edhe po merr në konsideratë efektet e veprimit të saj.Vendimi për mbylljen e lojrave të fatit dhe basteve sportive megjithese krijon një farë kostoje në të ardhurat e buxhetit, nga ana tjetër ai kursen miliona nga xhepat e shumë qytetarëve që shpenzonin buxhetet familjare në këtë aktivitet, duke sjellë edhe mjaft drama sociale në shoqërinë shqiptare.

Zjarr Tv Ad