Afera 1.2 mln euro në Ministrinë e Financave dhe grabitja e banesës së Alda Klosit, analisti ‘shpërthen’ ndaj kryeministrit: Rama luan me popullin…

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Genc Burimi në një intervistë foli për çështjen korruptive ku u arrestuan sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, së bashku me drejtorin e personelit në këtë institucion, Fatmir Hoxhaj dhe Alban Ruli, përmbarues. Skema e abuzimit i shkaktoi 1.2 milionë euro dëm në buxhetin e shtetit.

“Në Shqipëri drejtësia nuk funksionon. Dalja e të gjitha skandaleve të fundit kanë treguar edhe mosfunksionimin e drejtësisë. Duhet të kuptoni edhe versionin e qeverisë Rama apo të ndërkombëtarëve se dalja e aferave tregojnë se drejtësia funksionon. Unë them që drejtësia nuk kishte vullnet për të hetuar. Asnjë aferë nuk është gjykuar përveç Saimir Tahirit”, ka thënë ai.

Gjithashtu gjatë bisedës në studio Burimi është shprehur se me të gjitha aferat dhe skandalet e publikuar drejtësia nuk mund të heshtë.

“Edhe për aferën e Saimir Tahirit të njëjtën argument u munduan ta mbronin. Duhet një presion i madh popullor mbi drejtësinë që të funksionojnë. E njëjtë si populli rumun që vërshuan rrugëve përpara drejtësisë. Pra dhe populli shqiptar t’i tregojë SPAK se nuk po bën asgjë dhe të veprojë. Nuk është normale që SPAK nuk merr në dorë as edhe aferën e Alda Klosit”., tha ai.

Po ashtu foli edhe për grabitjen e ndodhur në banesën e ish-këshilltares së Kryeministrisë, Alda Klosi, duke u ndalur edhe tek reagimi i qeverisë.

“Duhet bërë presion tek drejtësia pasi nuk është normale që në të gjithë këto paçavure, nuk merren as në pyetje. Nuk merret as Rama në pyetje. Prokuroria duhet të merrte kompjuterin e Alda Klosit.

Zjarr Tv Ad