Afera e inceneratorëve/ Basha: 430 milionë euro i jepen anëtarit të Bandës së Lushnjës, Rama thotë nuk di gjë, hanë e pinë në restorantin e Kryeministrisë

0
145
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë një takimi me strukturat e Partisë Demokratike në Tiranë ka deklaruar se kryeministri Rama bën sikur nuk di gjë edhe kur i jepen 430 milionë euro për inceneratorët, anëtarit të Bandës së Lushnjës. Basha vuri në dukje se ky person është parë të hyjë e dalë në Kryeministri, madje edhe në restorantin e Kryeministrisë.

“Këtu një lopë vidhet edhe e merr vesh gjithë komuna dhe e merr vesh brenda 24 orëve çdo kush se kush e vodhi. Atij i paskan vjedhur 430 milionë euro ministrat prapa shpine dhe ky s’paska ditur gjë. Elbasanin i njëjti person anëtar i bandës Lushnjës që thotë që se mbaj mend se a e kam takuar apo jo. Por në fakt ka dëshmitar që e kanë parë të hyje e të dalë jo thjesht në Kryeministri por në restorantin e Kryeministrisë. Fieri me një gjoja garë të shpikur me një punonjëse të këtij personi që konkurroi me një firme italiane e cila pastaj i shiti aksionet për 200 mijë euro që vlejnë 28 milionë euro. Tiranën prapë i njëjti person, të tre inceneratorët apo të ashtu quajtur inceneratorë i njëjti person për 430 milionë euro dhe lideri global thotë nuk e di unë. Ky që e di apo pretendon që e di edhe kur vidhet lopa se kush e vodhi dhe e kujt ja hodhi, ky se dinte se kush kishte marrë 430 milionë euro, jo e di fare mirë”, u shpreh Basha.

Basha shtoi se qeveria e kryeministrit Rama është përgjegjëse për vjedhjen e 430 milionëve, ndërsa shtoi se shqiptarët duhet ti braktisin të korruptuarit.

Zjarr Tv Ad