Afera e inceneratorëve, Këlliçi: Për çfarë i kanë marrë 580 milionë lekë Gugallja dhe Zoto

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e djeshme u mblodh sërish komisioni hetimor për inceneratorët, ku janë marrë në pyetje dy administratorët, Faraudin Arapi administrator “Integrated Technology Service” dhe Arjan Baçi administrator i “Albtek Energy”.

Deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi ka bërë publike në komision lidhjen financiare që ka pasur ITS me të tre inceneratorët, ndërsa ka ngritur edhe disa pyetje mbi rimbursimet dhe faturimet, si dhe kërkoi nga ana e administratorit që të vihen në dispozicion.Integrated technology servicse) ITS, ka patur angazhim financiar me të tre inceneratorët, dhe me këto kompanitë që ke me foto. Këto kompani sipas informacionit që unë disponoj janë me dy punonjës, pa mjete, dhe të dënuar nga gjykata e Apelit për mashtrim dhe evazion fiskal.

Dua të di se çfarë punimesh kanë kryer per ITS, që ju kanë faturuar shumat? A i keni bërë pagesa këtyre kompanive për faturat që ju kanë lëshuar? A keni rimbursuar TVSH në lidhje me këto fatura? Ju lutem na i vini në dispozicion”, tha Këlliçi.

Më tej, deputeti demokrat duke nxjerrë faktet se si ka përfituar miliona ortakët e inceneratorëve, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, ka kërkuar informacione se për çfarë shërbime janë paguar këta dy të fundit.

“1. Nga studimi i fizibilitetit për projektin e Inceneratorit të Elbasanit, i hartuar nga Ministria e Mjedisit, rezulton se në analizën financiare të këtij projekti, janë të parashikuara gjithë kostot e realizimit të projektit, përfshirë shpenzimet fillestare, kostot kapitale, kostot operative dhe të mirëmbajtjes.

2.Nga verifikimi i dokumentacionit të pagesave të kryera për llogari të inceneratorit të Elbasanit, rezulton se kompania Albtek, ka pasur marrëdhënie financiare me këto kompani Pellumbi 2015, SG Logistic, Xhevi Inert, AM CO and CO, të cilat, kanë vetëm dy punojës, zero mjete, dhe kompani të proceduara penalisht për evazion fiskal dhe mashtrim financiar.

A mund të na sqaroni, se çfarë marrëdhënie juridike, kontraktuale apo financiare keni pasur me këto kompani?

Referuar Studimit të Fizibilitetit, rezulton se janë parashikuar në mënyrë të detajuar, plani i shpenzimeve për realizimin e inceneratorin e Elbasanit. Nga ky plan I shpenzimeve, zëri “Udhëtime” nuk rezulton gjëkundi. Nga verifikimi i shpenzimeve të Albtek Energy, rezulton se janë shpenzuar për blerje biletash, një shumë prej 7.4 milionë lekë të reja.

Zjarr Tv Ad