Vonesat e SPAK në hetimin e aferës së inceneratorëve vijnë për të mbrojtur Erion Veliaj. Kështu u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në emisionin ‘Pushteti’ të gazetares Juela Meçani. Por çdo veprim anti-ligjor tha Kryemadhi në mbrojtje të Erion Veliajt do të cënonte reformën në drejtësi për të cilën janë hedhur miliona euro.
“Në këndvështrimin tim, zvarritja e SPAK-ut për veprimet e njëpasnjëshme është për të mbrojtur Erion Veliajn. Dhe mendoj që çdo veprim anti ligjor për mbrojtjen e Erion Veliajt nuk do të bëjë gjë tjetër vetëm do të cënojë reformën në drejtësi. Është një reformë në drejtësi që është votuar me 140 vota në 21-22 korrik të 2016. Ku partnerët tanë ndërkombëtarë kanë shpenzuar vërtetë miliona euro. Dhe ka qenë një nga tributë e mëdhaja të reformave që ka bërë Shqipëria në këto 30 vitet e tranzicionit”– u shpreh Kryemadhi.