Afera e inceneratorëve, PD padit në SPAK Sekretarin e Përgjithshëm të kryeministrisë Ëngjëll Agaçin

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka paditur në SPAK Sekretarin e Përgjithshëm të kryeministrit Edi Rama, Ëngjëll Agaçin. Në një dalje për mediat, deputetja Ina Zhupa paraqiti ato që PD pretendon në lidhje me rolin e Agaçit në koncesionin e Elbasanit.

Më tej ajo thotë se PD ka vite që denoncon aferën e inceneratorëve. Ina Zhupa: PD ka vite që denoncon aferën e inceenratorëve. Por me anë të komisionit hetimor të inceneratorëve ne arritëm që t’i provonim shqiptarëve që Edi Rama ka vjedhur shqiptarëve 430 mln euro.

Sot do t’ju sqaroj provat që PD ka paraqitur në një padi penale që do të paraqitet sot në SPAK në lidhje me rolin, funksionin e z.Engjëll Agaçi në koncesionin e Elbasanit, në shkeljet ligjore që janë me vetëdije të plotë në rolin e tij si sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.

APP-ja po vononte për përgjigje dhe ish ministri Koka i dërgon një letër të dytë. Letrën e dytë e dërgon në datën 17.11.2014 dhe ky institucion i kthen përgjigje me datë 18.11.2014, për dijeni të së ciles është edhe Ëngjëll Agaçi. Dhe nuk është rastësis sepse APP-ja është në varësi të Këshillit të Ministrave dhe sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave e ka në përgjegjësi të institucionit dhe duhet të jetë i informuar për ligjshmërinë e projekt akteve që duhet të kalojnë në Këshillin e Ministrave.

Në përgjigje APP thotë “ Ligji nuk njeh asnjë procedure tjetër përveç tre procedurave ligjore që janë; e hapur, e kufizuar dhe procedurë me negocim me shpallje paraprake. Kjo që ju kërkoni (ministri Koka), është një procedure që nuk e njeh ligji, një procedurë jo ligjore”. Dhe Ëngjëll Agaçi ishte në dijeni të plotë të kësaj shkrese

Zjarr Tv Ad