Afera e rëndë që ka ndezur debatet e forta/ Tabaku publikon faktet dhe zbardh DOKUMENTET që ‘fundosin’ Armando Subashin

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve Jorida Tabaku ka ndarë dokumentet që tregojnë sipas saj, lidhjen e kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashit me ndërtimin e inceneratorit të Fierit.

Në njoftimin e shpërndarë nga Partia Demokratike, zbulohen dokumentat që sipas tyre tregojnë se prona e vendosur fillimisht nga vendimi i Këshillit Bashkiak Fier në vitin 2015 ishte në fshatin Plyk pa pasur në plan ndërtimin e një incineratori.

Ata shtojnë se një vit më pas bashkia Fier informohet se ka nisur një praktikë për dhënie me koncesion për incinerator. Sipas dokumentave të prezantuara nga Tabaku, tregojnë se pak kohë pasi kompania në pronësi të Klodian Zotos kishte fituar koncesionin me vlerë 28 mln euro, propozoi ndryshimin e vendndodhjes.

“Në vitin 2016 ndryshohet dhe shkohet në fshatin Mbyet, përsëri me firmë të Bashkisë Fier. Dhe 1 vit më pas përsëris ndryshohet dhe shkohet në fshatin Mbrostar, njësia administrative Mbrostar; përsëri me firmë të kryetarit të Bashkisë Fier, z.Armando Subashi”, u shpreh Tabaku në konferencën e saj për shtyp.

Ajo evidentoi gjithashtu se përzgjedhja e truallit nuk ishte aspak rastësore pasi ndonëse në hartë ishin 6 mundësi shtetëtore u zgjodh një tokë private e cila u konpensua jo sipas procedurave ligjore dhe në një vlerë prej 460 milionë lek. Subashi është një nga dëshmitarët që pritet të dëshmojë në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve javën e ardhshme.

Zjarr Tv Ad