“Afera ‘McGonigal’ është e tmerrshme”, Genc Pollo: Rama është në hall të madh!

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i qeverisë së Partisë Demokratike, Genc Pollo, është shprehur se afera “McGonigal” është e paprecedentë në historinë e Shteteve të Bashkuara, pasi sipas tij, nuk ka qenë një rekrutim për spiunazh armiqësor, por nga një vend aleat.

Pollo tha se ka pasur edhe raste të tjera korrupsioni të kësaj forme, por ato kanë qenë të përmbajtura.

Ai shtoi se kryeministri Edi Rama është në hall të madh lidhur me aferën “McGonigal”, pasi sipas tij çështja tani është personale, pasi emri i kryeministrit shqiptar përmendet 14 herë në akt-akuzën e SHBA-së.

“Agresioni rus në Ukrainë është i tmerrshëm, por Europa u zgjua. Kjo ka sjellë një impenjim më të madh dhe një trysni edhe për qeverinë Kurti. Unë e lexova marrëveshjen nga Komisioni Europian dhe duhet përshëndetur. Nuk ka patur marrëveshje të mëparshme të këtij lloji niveli. Kjo është marrëveshje politike që përshin të gjitha çështjet që duhen zgjidhur. Ka një presion shumë të madh ndaj Serbisë. Pavarësisht se njohja diplomatike nuk është brenda, por de facto është brenda planit edhe njohja e Kosovës.

Vuçiç shpesh herë ka luajtur bllofin, duke thënë që problemi pengues është Kosova dhe qeveria atje. Kësaj radhe më në fund pati një përqafim të tekstit nga Prishtina dhe Vuçiç ishte më i rezervuar. Ai do të nënshkruajë memorandumin e masave zbatuese dhe se sa ato do të zbatohen, kjo mbetet për t’u parë. Kësaj radhe Serbia ka gjëra konkrete për të bërë dhe aty do të matet edhe vullneti i Vuçiçit.

Kjo është një marrëveshje e jashtëzakonshme sepse BE nuk do të jetë e paralizuar për marrëdhëniet me Kosovën.

Pesë shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën, në momentin që do të nënshkruhet marrëveshja, do e njohin automatikisht.

Ajo që ka ndodhur me McGonigal është shumë e tmerrshme. Nuk kemi të bëjmë as me rekrutimin me spiunazhin armiqësor. Gjithmonë SHBA-së i kanë rekrutuar njerëz të rëndësishëm. Rasti i ngjashëm ka qenë në vitet 70’. Ka pasur edhe raste abuzimi e korrupsioni, por kanë qenë të përmbajtura. Por ky rast është diçka që nuk ka precedent në historinë e SHBA-ve, prandaj analistë shumë të mprehtë e konsiderojnë një histori të tmerrshme.

Rama është në hall të madh. Tani e ka përgjegjësinë personale, pasi kur i doli Tahirit, tha e ka përgjegjësinë personale, të njëjtën gjë tha edhe për Lefterin edhe për Ahmetajn. Ndërsa në rastin McGonigal kemi të bëjmë me një person që është Rama që i është përmendur emri 14 herë në aktakuzë”, është shprehur Pollo.

Zjarr Tv Ad