Afera me inceneratorët, Basha: Do kërcasin prangat edhe për ministra të tjerë, boll kanë livadhisur

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte pasditen e djeshme në Rrogozhinë, ku prezantoi  kandidatin për kryetar bashkie, Ferdinand, Saraçin, ndërsa hodhi akuza të forta në adresë të qeverisë “Rama” sa i takon aferës së inceneratorëve.

Zoti Basha theksoi ndër të tjera se korrupsioni e ka shoqëruar këtë vend gjatë këtyre 30 viteve, por kurrë më parë nuk ka pasur një skandal të këtyre përmasave, referuar aferës së inceneratorëve. Madje Basha hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si përgjegjësin kryesor, ndërkohë që shtoi se Subashi dhe Bllako janë aty ku e meritojnë, duke qenë se dëshmuan në SPAK. Sipas kreut të demokratëve, komisioni do të vijojë punën dhe se ministra të tjerë e kanë radhën.

“Jo vetëm zbulimi i skemës së vjedhjes me inceneratorët, por edhe arrestimi një nga një, burgosja një nga një, Saimir Tahiri, Lefter Koka qe është bishti i aferës qe është arrestuar, Alqi Bllako që është thirrur dje në SPAK, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj, kryebashkiakët e tjerë të Elbasanit, të Fierit. Tani një pyetje: Këta qenkan te gjithë bashkë për të vjedhur 430 mln euro dhe Edi Rama s’kishte dijeni, thoni ju? Gjithçka është bërë pas shpinës së tij, siç thotë ai? Ka ngjyer gishtin pas shpinës së Edi Ramës? Guxojnë këta pa shpinës së Edi Ramës? Pa diskutim që jo! Prandaj komisioni do vazhdojë punën, pavarësisht se ja ndërprenë një herë. U detyruan në bashkëpunim me partnerët tanë strategjikë, atë kohë që kemi do ta përdorim me efiçensë maksimale. Ndërsa ata që kanë filluar të paraqiten para dyerve të SPAK-ut janë prova më e mirë”, deklaroi ai.

Më tej zoti Basha ironizoi zyrtarët e mazhorancës dhe kritikët e tij, teksa theksoi se dëgjojnë tringëllimat e prangave e flasin për bravat.  “Sa më shumë u dëgjohet tringëllima e prangave aq më shumë kanë filluar të flasin për bravat. Dy ministra i ka prapa bravave, të tjerë e kanë radhën. Ky është nga ata që i bën kurban. Por nga e vërteta nuk shpëton dot”, nënvizoi Basha.

Zjarr Tv Ad