Afera me inceneratorin e Elbasanit, SPAK mbyll hetimet për ish ministrin Lefter Koka e të pandehurit e tjerë

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

SPAK ka përfunduar hetimet në lidhje me inceneratorin e Elbasanit dhe po iu komunikon akuzat të pandehurve, mes tyre dhe ish ministrit të Mjedisit Lefter Kokës.

Sipas News 24, pasi të njihen me akuzat, të pandehurit përmes avokatëve të tyre kanë 10 ditë kohë për të paraqitur pretendimet e tyre.

Më pas pritet që dosja hetimore të dorëzohet në Gjykatën e Posaçme dhe ajo të vendosë kalimin për gjykim apo jo në seancë paraprake.

Lidhur me këtë aferë, SPAK ka ngritur akuza ndaj ish-ministrit Lefter Koka i cili është në burg aktualisht.

Me masa sigurie janë dhe Pëllumb Abeshi, ish-kryetar i Komisionit për dhënien e inceneratorit, ish- drejtor i politikave në Ministrinë e Mjedisit;

Bardhyl Çabiri, ish-anëtar i Komisionit nga Bashkia e Elbasanit;

Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit;

Jonida Zeqo, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit;

Serafin Papa, Ish-anëtar i Komisionit për dhënien e koncesionit.

Zjarr Tv Ad