Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, njofton se 212 afganët që u nisën në orët e vona të mbrëmjes së djeshme drejt SHBA, kanë mbërritur atje. Teksa shpërndan foto e tyre në Rinas, Blinken u uron atyre arritjen në Amerikë.
“Ju mirëpresim dhe ju urojmë më të mirat në këtë kapitull të ri”, shkruan sekretari amerikan, dhe falenderon ministren e Jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka, dhe popullin shqiptar që i mirëpriti si mysafirë afganët e larguar nga lufta në Afganistan.
“I lumtur të lajmëroj se 212 afganë mbërritën këtë mëngjes nga Shqipëria në SHBA, në shtëpinë e tyre të re. Për fqinjët tanë më të rinj: Ju mirëpresim dhe ju urojmë më të mirat në këtë kapitull të ri. Një falënderim i veçantë për Ministrin e Jashtëm Olta Xhaçka dhe popullit shqiptar për pritjen e mysafirëve afganë”, shkruan Blinken.