Afganët në Shqipëri, Lubonja: Po tentohet t’i hidhet hi syve qytetarëve

0
253
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ardhja e afganëve në Shqipëri është bërë nga Amerika, dhe për analistin Fatos Lubonja, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, e kanë të lehtë të pranojnë këtë gjë, për shkak të favoreve të tjera. Për ”News 24”, Lubonja nënvizoi se SHBA-ja dështoi në misionin e saj për të instaluar një shtet demokratik dhe të së drejtës.

Pjesë nga deklarata

Unë nuk merrem shumë me çështjen e strehimit, duhet apo s’duhet të vijnë, por merrem me një debat të munguar në Shqipëri që duhet të zhvillohet, pse dështuan amerikanët dhe Perëndimi në Afganistan, nisur nga përvoja jonë, por edhe e shumë vendeve të tjera kur kanë ndodhur dështime të tilla e pasojat e tyre më pas dihen. Ky është thelbi. Ajo që më shqetëson më shumë, duke u nisur nga ndjeshmëria shqiptare, duke ruajtur dhe krahasimet, në thelb ka një gjë.

Një nga shkaqet e dështimit është te ato vilat e lara me arë të aleatëve të Amerikës në Afganistan, që në thelb do të thotë që në këto vende që s’kanë traditë demokratike, amerikanët kanë shkuar me interesat e tyre, por në vend që të punojnë e të jenë vigjilentë dhe me shumë përkushtim në këto vende për të ndërtuar shtetin e së drejtës, për shkak të interesave të tyre kanë mbështetur elita, për tu pasuruar, vjedhur e ndërtuar vila të lara me arë.

E në fund fare popujt duke u ndjerë të nëpërkëmbur nga këto elita, vjen një moment, që sipas konteksteve, në rastin konkret mbështesin dhe talebanët dhe rrëzojnë këto elita dhe amerikanët i nxjerrin jashtë kjo që ndodhi. Leksioni është i qartë. Ne kemi ca elita politke-kulturore që punojnë për mbështetje amerikane dhe sundojnë në sajë të kësaj, pasurohen dhe ndërtojnë vila prej ari dhe sundojnë sepse amerikanët kanë interesa mbi këto.

Amerikanët i kanë të lehtë për t’i manipuluar. Ky vendim për t’u sjellë në këtë mënyrë e afganëve, është një mënyrë që na e demonstron këtë. Ne befas, na e tha Rojteri, pa ditur asgjë, sikur s’kemi opozitë, parlament, na bëhet e ditur një marrëveshje e bërë nga Rama në një samit, e s’na e thotë fare, kjo s’është demokraci. Ai e bën që të ketë mbështetje amerikane.

Kjo tregon dhe qëndrimet që mban ambasadorja amerikane këtu. Sepse disa thonë, si nuk i sheh ambasadorja patronazhistët, masakrën zgjedhore. Shumë njerëz të arsyeshëm thonë si është e mundur. Ja si është e mundur sepse janë disa interesa të tjera që tani i shlyen borxhin Edi Ramës sepse i ka dhënë këtë qëndrim.

Zjarr Tv Ad