Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
154 shtetas afganë, gra, burra dhe fëmijë të vegjël mbërritën në Shqipëri, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ata u pritën nga vetë kryeministri Rama, ambasadorja e SHBA Kim dhe ministrja Xhaçka.
Menjëherë, ata janë transportuar me masa të rrepta sigurie nga Aeroporti i Rinasit, drejt Tiranës, në rezidencat e Qytetit Studenti ku do të qëndrojnë përkohësisht. Nga pamjet e shkrepura paraditen e sotme atje, ata shihen në oborrin e godinës ku qëndrojnë bashkë me fëmijët e tyre.
Në sy bien dhe masat e rrepta që ka marrë Policia, duke siguruar zonën me perimetër sigurie për të shmangur ndonjë incident të mundëshëm. Të pranishme aty janë dhe vetë Forcat e Policisë së Shtetit.