Afganistan, dorëzohen 615 pjestarë të DEASH-it

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas operacionit kundër organizatës terroriste DEASH në Nangarhar në Afganistanin lindor, 615 pjestarë të grupit terrorist u dorëzuan te forcat e sigurisë.

 

Ministria e  Mbrojtjes e Afganistanit tha se operacioni antiterrorist ishte organizuar në Achin të Nangarharit.

Para pjestarëve të forcave të sigurisë janë dorëzuar 615 pjestarë të DEASH-it, midis të cilëve gjenden gra dhe të mitur, si dhe shtetas të huaj.

Ministria tha se lufta dhe aktivitetet kundër terrorizmit janë duke vazhduar.

Zjarr Tv Ad