Afganistan, Haga refuzon hetimin e krimeve të luftës të SHBA-së

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) me seli në Hagë ka refuzuar kërkesën e një prej prokurorëve të saj për të hetuar krimet e  luftës, të kryera në Afganistan nga forcat amerikane. Ky vendim erdhi me justifikimin e paqëndrueshmërisë dhe mungesës së bashkëpunimit me hetuesit afganë.

Siç shkruan BBC, vendimi është lavdëruar nga presidenti amerikan, Donald Trump, si një ”fitore e rëndësishme ndërkombëtare”,  por njëkohësisht është kritikuar ashpër nga grupet mbrojtëse të të Drejtave të Njeriut, përfshirë edhe ”Amnesty International”. Gjykatësit dhanë vendim vetëm një javë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës i revokuan vizën prokurores së Hagës, Fatou Bensouda. Revokimi erdhi pikërisht pas kërkesës së saj, që Gjykata e Hagës të hetonte krimet e mundshme të luftës të zhvilluara nga forcat amerikane në Afganistan.

 

Zjarr Tv Ad