Afganistani dhe Pakistani takim për përmirësimin e raporteve

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani bisedoi me kryeministrin e Pakistanit, Imran Khan, për përpjekjet e arritjes së paqes në Afganistan përmes bisedimeve me talibanët. Përveç negociatave të paqes me talibanët, vizita e Ghanit shihet gjithashtu si një përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet shpesh të tensionuara midis dy fqinjëve.

Sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e Khanit, të dy udhëheqësit “ranë dakord të hapin një kapitull të ri të miqësisë dhe bashkëpunimit, bazuar në besimin dhe harmoninë reciproke, për të mirën e dy popujve dhe vendeve dhe për avancimin e kauzës së paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon”.

Pakistani ka lehtësuar negociatat e vazhdueshme për paqen midis Uashingtonit dhe talibanëve përmes të cilave po synohet përfundimi i negociuar i luftës 17-vjeçare në Afganistan.

Përfaqësuesi amerikan, Zalmay Khalilzad, ka mbajtur gjashtë rrethe bisedimesh me talebanët në kryeqytetin e Katarit, Doha. Rrethi tjetër është planifikuar të fillojë më 29 qershor. Bisedimet pritet të përqëndrohen në hartimin e një afati kohor për tërheqjen e trupave të huaja nga Afganistani dhe për një garanci të talibanëve që militantët nuk do të planifikojnë sulme nga toka afgane.

Talibanët kanë refuzuar të flasin drejtpërdrejt me përfaqësuesit e qeverisë së Kabulit, duke i quajtur “kukulla të perëndimit”.

 

Zjarr Tv Ad