AFP ngre alarmin për “gjuetarët e thesareve” në Shqipëri

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

AFP i ka kushtuar një artikull kërkuesëve të objekteve antike dhe me vlerë në Shqipëri. Agjencia Franceze e Lajmeve shkruan se në Shqipëri “gjuetarët e thesareve” gërmojnë pa frikën se mund të ndëshkohen.

Nga ana tjetër thekson se arkeologët janë të shqetësuar për vjedhjen e trashëgimisë kombëtare, e cila më pas i shitet të huajve në “treg të zi”.

Duke theksuar se kjo vepër përbën krim, AFP thotë se qeveria nuk ka marrë masat e duhura për të mbrojtur objektet me vlerë.

Më tej thuhet se në vendin e njohur si “Hija e Korbit”, Korçë, njerëzit prej vitesh shkojnë gërmojnë për të gjetur objekte të rralla. Kujtojmë që në janar të vitit 1982, te “Hija e Korbit”, u gjet një thesar monedhash antike, i përbërë nga 618 monedha argjendi.

AFP shkruan se gërmime të paligjshme janë evidentuar pothuajse në çdo vend të rëndësishëm arkeologjik. Media franceze sjellë në vëmendje edhe shkatërrimin që i është bërë një kishe të shekullit të 11-të në verilindje të Tiranës nga grabitësit.

Sipas saj nuk ka asnjë vlerësim zyrtar për vlerën e objekteve të marra nga Shqipëria. Por studiuesit janë të sigurt se disa prej objekteve kanë rënë në duart e trafikantëve ndërkombëtarë dhe më pas janë shitur në ankande në muze dhe koleksione private jashtë vendit.

Zjarr Tv Ad