Naftëtarët e Ballshit përplasen me policinë, tentojnë të hyjnë në uzine

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Naftetaret e Ballshit përplasen me policine duke tentuar te hyjne ne Uzine.

Perplasja ndodhi ne momentin kur prane zyres kane mberritur administratore te kesaj uzine.

Një grup naftëtarësh janë thirrur për të firmosur kontrata individuale, por naftëtarët kanë frikë dhe kërkojnë që kontrata të firmosin të gjithë dhe jo një numër i vogël.

“Kane peshkuar ca njerez e po bëjnë kontrata individuale. Po na sorollasin. Te vije pronari kush do e marrë. Ne na genjejne”

Pse u mbledhen sot? – Pritet që sot punonjësit të marrin një përgjigje, përsa i përket lidhjes së kontratave individuale dhe rifillmit të punës në ambientet e kësaj uzine.

Naftëtarët janë shprehur shpresëplotë për të marrë një përgjigje përfundimtare, pas një kohe të gjatë protestash.

‘’Kur të bëhet fakt i kryer, ne do besojmë se realisht morëm një zgjidhje definitive. Ne jemi informuar se ditën e sotme do fillojë procesi I firmosjes së kontratave individuale. Presim që të vijnë përfaqësuesit e kompanisë. Ne kemi arritur një dakordësi mes palëve dhe presim të ulemi në mënyrë konkrete’’, shprehen ata.

Zjarr Tv Ad