Gazetari Agim Baçi, në një intervistë për emisionin “Arnautistan” në MCN TV, u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha nuk duhet të merrte të gjitha akuzat dhe t’i përdor për njeriun që ka mbështetur për vite me radhë.
Ndërkohë në lidhje me foltoret e fundit të Berishës, Baçi u shpreh se ish-kryeministri nuk e ka përmendur më Amerikën pasi e di që tashmë që dosjet u dorëzuan në Kongresin Amerikan do të thotë që ata nuk do të dorëhiqen.
“Pastrimi i politikës, duke prekur simbolikën e 30 viteve është Berisha. Ndjej keqardhje, kushdo që të ishte dhe të shpallej non grata, në momentin që kjo ndodh dhe Berisha si ish kryeministër e di shumë mirë që marrëdhënia me SHBA nuk është marrëdhënie dashurie, por force.
Një burrë shteti nuk mund t’ia ngarkojë vendimin e SHBA militantëve, nuk mund të thuash jam për pajtimin e PD kur merr të gjitha akuzat dhe i përdor për njeriun që e ke mbështetur. Me akte publike Berisha ka qenë mbështetësi kryesor i Bashës dhe do e paguajë. Nuk ka pasur në njeri në Shqipëri që pas Bashës ka qenë Berisha. Heshtja e tij ka qenë akt publik që ka qenë pas tij. Këto lloj foltoresh tregojnë pushtetin e Berishës, por çfarë do të kishte qenë zgjidhja, atë që bënë çdo lider në botë, kur bie gongu ti ikën.
E kemi thënë sepse unë njoh njerëz që në 2011 kur doli video e Ilir Metës, i kemi thënë shko në zgjedhje. E kemi thënë përmes shkrimeve. Por siç kam thënë s’ka kuptim që të dalësh të flasësh pas 8 vite. Ti para dy muajsh ke qenë dakord dhe pas dy muajsh ti ndryshon. Berisha në foltoret e fundit se ka përmendur më SHBA dhe është aq i zgjuar sa e di që nuk dorëhiqet. Dorëzimi i dosjeve në Kongresin Amerikan, nuk bëhet humor me këto lloj letrash. Besoj te këto lloj raporti. Një lider duhet të shpëtonte forcën e tij politike.
Sali Berisha po tregon që nuk pranon që atë parti ta drejtoj dikush tjetër. Gjithë zemërimi i tij është që kush më thotë mua të iki nga shtëpia ime. Gjithë ky diskurs tregon atë dashurinë e errët”, u shpreh Baçi.