Popullariteti i që i ka sjellë “Foltorja” Sali Berishës, ishte temë e emisionit “LOG” mbrëmjen e djeshme në “ABC”. Agim Baçi, ish-kandidat i PD-së në qarkun e Durrësit për zgjedhjet e 25 Prillit, tregoi një prapaskenë të 4 viteve më parë në PD në lidhje me përjashtimin e Sali Berishës.
Baçi u shpreh se një kompani izraelite, që ishte kontaktuar nga Partia Demokratike, për të bërë fushatën e demokratëve pasi bëri një sondazh në publikun shqiptar, i vendosi kusht Lulzim Bashës që të pranonte, duhet të largonte Sali Berishën nga lista e kandidatëve për deputetë.
Historia më pas dihet. “Lulzim Basha nuk pranoi dhe kompania u largua” tha Baçi. Ish-kryeministri Berisha ishte në dijeni, tha më tej Baçi dhe kur e pyeti Bashën se përse ikën izraelitët, lideri aktual i PD-së i tha “nuk pranova që të largoja ty nga lista”.