Diplomati Agim Nesho komentoi në Syri Tv zgjedhjen e Bajram Begajt si President i Republikës së Shqipërisë. Agim Nesho deklaroi se procesi ishte një farsë ndërsa shtoi se Begaj është manipuluar nga interesat e regjimit të Ramës.
“S’kishte transparencë. Dukej si i paanshëm, por nuk mund të ketë logjikë që regjimi i Ramës të punojë kundër interesave të tij.
Ka kapur të gjitha institucionet, të gjithë shtetin, dhe nuk mund të prodhojë një institucion që do të ishte brenda balancave të caktuara të pushteteve në Shqipëri.
Produkti do të ishte i tillë. Nuk paragjykojmë njeriun e mirë që mund të jetë Presidenti, ka pasur karrierë të veçantë. Por është manipuluar nga interesat e një regjimi i cili kërkon të zgjasë pushtetin e vet politik.”-tha Nesho.
Diplomati Nesho tha se procesi ishte në shkelje të Kushtetutës dhe me të drejtë kreu i PD Sali Berisha tha se kemi të bëjmë me një precedent.
“Këto fenomene nuk ndodhin në botën demokratike. Rama ka aftësitë të bëjë çdo gjë pasi i ka kapur të gjitha. Pushtet ekzekutiv që bën çfarë të dojë. Edhe me këtë rast, me kapjen e institucionit të Presidentit, gjithmonë e më tepër situata e shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri do të përkeqësohet.”-u shpreh Nesho.