Agim Seranaj flet pas shkarkimit: Puna ime mund të ketë turbulluar ndonjërin

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Profesori i Ixhinierisë së Ndërtimit, Agim Seranaj ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit nga detyra me firmën e dekanit të fakultetit, Neritan Shkodrani. Ai ka treguar momentin kur ky i fundit e njoftoi për vendimin e marrë.

“Më ktheu nga rruga, mbërrita në zyrën e tij dhe më komunikoi shqetësimin e tij për të mos bashkëpunuar dot me zëvendës dekanin”, ka rrëfyer Seanaj për “ABCNews”.

Në vijim, ai ka komentuar edhe arsyet që mund ta kenë çuar dekanin në marrjen e këtij vendimi drastik. Sipas tij, është e mundur që puna e tij të ketë “bezdisur” dikë.

“Ka mënyrë të punuari pasiv dhe aktiv. Ka nga ata që mirëpresin t’i përfshish, por ka nga ata si unë që nuk durojnë të presin, jam aktiv, dhe këtu ndoshta ka ndonjë element që të jetë trubulluar ndonjëri”, u shpreh ai.

Ai shtoi se procesi i shkarkimit të tij nga detyra e zv/dekanit nuk është ligjor. “Shpresoj ta anulojë dhe të bindet që është një gabim”, ka deklaruar Agim Seranaj.

Ai u bë i njohur duke folur në media për godinat e dëmtuara nga tërmeti, ku deklaroi se në Spitallë të Durrësit fatkeqësisht ka patur dëmtime edhe në pallatet me shumë kate

Zjarr Tv Ad