Agim Xhafka: Zonja ambasadore, Sali Berisha sot për ne shqiptarët është si “Zëri i Amerikës” në vitet e diktaturës…

0
1065
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deklarata e sotme e ambasadores Yuri Kim, e cila tha se PD ka përpara vendime të vështira, duke nënkuptuar në marrjen e një vendimi në lidhje me pozicionin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka sjellë reagime të shumta. Një prej këtyre reagimeve ka ardhur edhe nga Agim Xhafka, një penë e njohur prej vitesh në vendin tonë.

Ai shkruan sot se, ‘Sali Berisha sot për ne shqiptarët është si ‘Zëri i Amerikës’ në vitet e diktaturës’.

Reagimi i Agim Xhafkës:

Zonja ambasadore, Sali Berisha sot për ne shqiptarët është si ‘Zëri i Amerikës’ në vitet e diktaturës. Atje dëgjonim të vërtetën dhe ëndërronim lirinë. U përpoqën komunistët ta fiknin, por nuk ia dolën dot. Nga që ne më shumë qëndruam pranë atij zëri. Ngjeshëm veshin atje dhe në tru na hyri flladi i lirisë.

 

Zjarr Tv Ad