Vizitën për në Beograd që e kishte anuluar në dhjetor të vitit 2018 për shkak të protestave masive në Francë, presidenti Emanuel Macron do ta realizojë këtë vit. Ai do të qëndrojë në Beograd për dy ditë nga 15 korriku.
Një nga temat kryesore që do të diskutojë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të jetë zgjidhja e problemit të Kosovës.
Siç shkruan agjencia e lajmeve franceze AFP, presidenti i Francës është i hapur ndaj idesë për shkëmbim të territoreve, ndryshe nga kancaelarja gjermane, Angela Merkel, e cila ka frikë së një prekje e mundshme e kufijve do të hapte Kutinë e Pandorës, transmeton Express.
“Mundësia që konflikti të tentohet të zgjidhet nëpërmjet shkëmbimit të territoreve mbetet e pa definuar. Parisi është i hapur për këtë, ndryshe nga Berlini që frikësohet nga hapja e ‘Kutisë së Pandorës’ ”, shkruan AFP
Kjo vizitë e Macronit vjen pas anulimit të Samitit të Parisit që ishte planifikuar të mbahej më 1 korrik.
Samiti i Parisit ishte shtyrë nga organizatorët, që në këtë rast janë Franca e Gjermania, pasi që sipas tyre Kosova dhe Serbia nuk kanë lëvizur fare nga qëndrimet e tyre sa i përket taksës dhe rikthimit në dialog.
Samiti i Parisit ishte caktuar në takimin e 29 prillit të mbajtur që u mbajt në Berlin, e në të cilin u synua që tema e korrigjimit të kufijve të ‘varrosej’ përgjithmonë.
Ndërkohë për Samitin e Berlinit ishte thënë se Merkel do të provojë që ta bind presidentin e Francës, Emanuel Macron, që të jetë në të njëjtën linjë me Gjermaninë sa i përket qëndrimit kategorik kundër së prekjes së kufijve.
Në shkrimin e agjencisë franceze ndër të tjera thuhet se Macron do të udhëtojë për në Beograd që t’i rilind lidhjet e shkëputura me Serbinë.
Kjo vizitë e tij do të jetë e para e një presidenti francez, pas asaj të Zhak Shirakut