Agjencia për fondet e donatorëve “në dorën” e Ilir Beqajt, Basha: Ia keni varur në qafë si mëlçitë ujkut

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Ilir Beqajn e check-up it dhe dhjetëra bëmave të tjera të korrupsionit madhor po e valëvisni me krenari të pashpjegueshme përpara shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve si flamur të pandëshkueshmërisë.” Kështu u shpreh kreu i PD Lulzim Basha nga Kuvendi, duke komentuar emërimin e Ilir Beqajt në krye të Agjencisë për menaxhimin e fondeve të donatorëve. “… ia keni varur në qafë si mëlçitë ujkut”, iu tha Basha socialistëve për kolegun Ilir Beqaj, i cili në 25 prill nuk e fitoi dot mandatin e deputetit.

“110 milionë euro që vitin tjetër do shkojnë për PPP-të, 51.2 milionë eurot që do shkojnë për luksin qeveritar, të shoqëruara me shpenzimet për agjensitë e Medias, atë të bashkëqeverisjes dhe atë për me menaxhimin e fondeve të donatorëve, që ia keni varur në qafë si mëlçitë ujkut, Ilir Beqajt.

Ilir Beqaj i check-up it dhe dhjetëra bëmave të tjera të korrupsionit madhor po e valëvisni me krenari të pashpjegueshme përpara shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve si flamur të pandëshkueshmërisë. Kripë në sytë e tyre duke dëshmuar se nuk jeni këtu për t’u shërbyer qytetarëve dhe nevojave që ata kanë, por interesave tuaja dhe të klientëve tuaj”, u shpreh kreu i PD. Më tej, ai ka folur dhe për protestën e fermerëve të Divjakës para Kuvendit mëngjesin e sotëm.

“Dhe paradoksalisht, qeveria që nuk dëgjon fermerët, që nuk dëgjon asnjë grup interesi, pasi ka arritur të lërë të pakënaqur të gjitha grupet e interesit, shoqata prodhuesish vendas, eksportuesish, investitoresh, tregtaresh, rekord historik ky në fakt që tregon shumë për cilësinë e politikave tuaja, është e njëjta qeveri që ka votuar në këtë sallë ligjin për bashkëqeverisjen. Pra, keni bërë ligj parullën propagandistike që kujtoni me nostalgji, ç’thotë populli bën partia, por kur vjen nevoja për të pyetur ata që qeverisini, me të cilët medemek bashkëqeverisni, ju ktheheni në bunkerë të interesave të një pakice mikroskopike njerëzish.

Sepse ky nuk është buxheti i qytetarëve, por buxheti i klientëve tuaj, me të cilët keni ndërtuar një model ekonomik putinist, të ngritur mbi klientelizmin dhe korrupsionin të kudondodhur, siç tregon çdo raport dhe çdo studim ndërkombëtar. Një model putinist që bazohet mbi kontrollin asfiksues të ekonomisë, që nuk prodhon mirëqenie për qytetarët”, shton Lulzim Basha, kryetar i PD.

Zjarr Tv Ad