Agjenti i Elseid Hysajt tregon të ardhmen e lojtarit

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Emri i Elseid Hysajt ka qenë shumë i përfolur në këtë merkato verore.

Skuadra të njohura  në evropës kishin shfaqur interesim për mbrojtësin shkodran, por asgjë nuk ishte konkrete.

E kur ka mbetur dhe pak ditë nga mbyllja e merkatos duket se e ardhmja e Hysajt do të jetë përsëri e lidhur me skuadrën e Napolit.

Këtë gjë e ka konfirmuar dhe agjenti i tij.

I ndodhur në Firence, ku u takua me drejtuesit e klubit vjollcë për të ardhmen e Biraghi, Mario Giuffredi u pyet nga “Sportitalia” edhe për klientin tjetër, Elseid Hysaj, që shihej përditë i larguar nga Napoli për dy muaj radhazi. “Ai do të qëndrojë blu”, – tha prerë agjenti, i cili hodhi poshtë të gjitha pistat e përfolura.

Vetë Hysaj, i cili ka katër vite te Napoli, njoftoi në fillim të merkatos se dëshiron ta ndryshojë “ajrin” në sezonin e ri. Klubi i Aurelio De Laurentiis, megjithatë, nuk ka marrë deri më tani ndonjë ofertë bindëse për mbrojtësin, prandaj është i detyruar ta mbajë në organikë.

A do të luajë apo jo, kjo mbetet të shihet. Është në dorë të tij, por edhe të trajnerit Ancelotti, që në atë pozicion preferon Malkuit dhe Arias.

Zjarr Tv Ad