Agjenti nervor që helmoi ish-spiunin rus mund të jetë vendosur në valixhen e vajzës së tij

0
197
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Agjenti nervor që ka helmuar ish-spiunin rus, Sergei Skripal dhe vajzën e tij Yulia është vendosur në valixhen e vajzës së tij para se ajo të largohej nga Moska, ka raportuar gazeta The Telegraph, duke cituar burime të paidentifkuara, transmeton Rueters. Skripal dhe vajza e tij janë gjetur pa ndjenja jashtë një qendre tregtare në qytetin britanik Salisbury më 4 mars. Të dy vazhdojnë të jenë nën kujdes intensiv në spital. Yulia Skriapal ka udhëtuar drejt Londrës nga Rusia më 3 mars, sipas policisë kundërterrorizëm. Hetuesit britanikë janë duke kërkuar në teorinë që supozon se toksina është vendosur në ndonjë rrobë, kozmetikë apo dhuratë e cila është hapur në shtëpinë e Skripalit në Britani, ka thënë Telegraph. Britania ka thënë se toksina që ka helmuar edhe zyrtarin policor që i është afruar i pari skenës ka qenë agjent nervor Noviçok i zhvilluar nga ushtria sovjetike. Britania fajëson Moskën për këtë sulm andaj ka dëbuar 23 diplomatë rusë nga Britania, të cilët kanë qenë spiunë që kanë punuar në petkun diplomatik dhe u është dhënë një javë kohë për t’u larguar nga vendi. Britania, Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Franca përmes një deklatate të përbashkët i kanë kërkuar të enjten Rusisë që të sqarojë se si është përdorur toksina në tokën britanike. Rusia ka mohuar çdo ndërhyrje dhe ka akuzuar Londrën për krjiim të histerisë anti-ruse.

Zjarr Tv Ad