Agresionet në veri/ Pas takimit ‘kokë më kokë’ me Vuçiçin, reagon Rama

0
180
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me takimin që ai pati me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë Samitit të Komuniteteit Evropian që po mbahet në Moldavi.

Përmes një postimi në facebook, Rama ka ndarë momentet nga takimi, ku në mbishkrimin e pamjeve thekson se konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet në bashkëpunim me botën demokratike.

“Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë”, shkruan Rama në Facebook.

Zjarr Tv Ad