Agron Duka del në krah të Berishës: Ky vend do merrte fund nëse….

0
1194
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Agron Duka ka reaguar në një status ditën e sotme duke dënuar dhunën ndaj ish kryeministrit Sali Berisha

Statusi i plotë:

Për Berishën presim një hetim të drejtë dhe të besueshëm

Incidenti që ndodhi me Z.Berisha në protestën e 6 dhjetorit ishte më shumë se i rëndë. Ishte i rëndë në aspektin politik dhe njerëzor, duke patur parasysh moshën dhe karrierën e tij politike.

Në këtë vend politikanët kanë kaluar shpesh cakun e etikës, gjatë debateve në parlament dhe jashtë tij, por të gjakosen në mes të bulevardit, kjo është totalisht e papranueshme.

Ne që merremi me politikë kemi edhe mbështetës, edhe kundërshtarë. Kemi nga ata që na adhurojnë dhe nga ata që na urrejnë. Por, nëse ata që nuk na duan do të na suleshin me grushta e gurë kur të na shihnim rrugëve, atëherë ky vend do merrte fund.

Unë nuk dua të nxitohem që ti vë emër skenaristit, por sido që të jetë dhe kushdo që të jetë ai, ngjarja mbetet sërish e rëndë. Dhe ajo që ne të gjithë presim të ndodhë së shpejti është një shpjegim zyrtar dhe i besueshëm nga organet e hetimit. E theksoj i besueshëm, sepse ngjarje të tilla bëhen edhe më të rënda kur mbulohen me arsye pa arsye.

Zjarr Tv Ad