Agron Duka për Presidentin e ri: Kandidati më i mirë nga opozita është Dashamir Shehi.

0
121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, (PAA) Agron Duka ka folur për zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë.

Teksa u pyet se cili do të ishte kandidati më i përshtatshëm nga opozita, ai nuk hezitoi të përgjigjej, duke përmendur emrin e Dashamir Shehut.

Ndërsa nga mazhoranca veçoi Valentina Leskajn, Mimi Kodhelin për të cilat tha se janë emra të nderuar.

“Vlerësimi skandaloz është më e pakta ajo që ka thënë Rama për Ilir Metën, ai para marrëveshjes ka thënë akoma edhe më shumë. Nëse presidenti nuk ka varësi nga Rama do të ishte e mirë për opozitën”, u shpreh Duka në “Fax News”.

Pyetje: Keni një emër për presidentin e ri?

Duka: Nuk ka rëndësi fare, për mua. Nëse do të zgjidheshin nga opozita ka emra plot me integritet, sic është Dashamir Shehi një i djathtë i thekuar që nuk bën kompromis kurrë në kuriz të kushtetutës. Ai është gjithmonë në favor të njerëzve e ka treguar koha ndër vite.

Si Dashi ka shumë nga opozita. Nga e majta kam parë shumë emra që janë të panueshëm, edhe për Valentina leskajn, Mimi Kodhelin janë emra të nderuar po jo Lindita Nikolla. Unë nuk kam asgjë personale, unë s’mund të votoj një nga këto që janë anëtare të grupit parlamentar të PS.

Zjarr Tv Ad