Agron Duka: ” Qeveria të ndihmojë fermerët, masa lehtësuese për ta”

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mesazhi që po shpërndaj është vetëm një nga qindra që mbërrijnë çdo ditë nga fermerë dhe blegtorë. Ditë pas dite situata në zonat rurale po rëndohet për shkak të kufizimit të eksporteve dhe masave shtrënguese që pengojnë lëvizjen e mjeteve mekanike të domosdoshme për punimin e tokës.

Ndryshe nga sa ndodh në sipërmarrjet me intensitet të lartë punonjësish, të cilat vijojnë punën, fermerët, që zhvillojnë aktivitetin e tyre në ambient të hapur dhe në distancë nga njëri-tjetri, po izolohen.

E kanë të pamundur të shkojnë te toka e tyre, pasi distancat janë të largëta, sikurse një pjesë e madhe prej tyre e ka të pamundur për të aksesuar paltformat online nëpërmjet të cilave sigurohet mundësia për të qarkulluar në mënyrë të kufizuar.

Bujqësia është dhe duhet trajtuar si një sektor strategjik, sidomos në momente krizash, pasi nga puna e fermerëve dhe blegtorëve, jepet një kontribut i rëndësishëm për prodhimin e brendshëm dhe njëkohësisht furnizohen tryezat e shqiptarëve. Fatkeqësisht, kjo nuk është pasqyruar në paketën e ndihmës ekonomike të prezantuar deri më tani nga qeveria, duke lënë në harresë fermerët dhe familjet në nevojë në zonat rurale.

Prandaj i bëj thirrje qeverisë të dëgjojë zërin e fermerëve, të lehtësojë masat shtrënguese për të mundësuar vijimin e punës në përputhje me rregullat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe të miratojë sa më parë një paketë mbështetëse për sektorin e bujqësisë, i cili prek 40% të popullsisë.

Mesazhi që po shpërndaj është vetëm një nga qindra që mbërrijnë çdo ditë nga fermerë dhe blegtorë. Ditë pas dite situata…

Gepostet von Agron Duka am Sonntag, 29. März 2020

Zjarr Tv Ad