Agron Duka: Shteti të marrë masa, pacientët me Covid po paguajnë 3 mijë euro dita në spitalet private

0
119
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PAA Agron Duka, thotë se shteti duhet të marrë masa për të mbështetur pacientët me Covid-19, sepse kurimi ka kosto të mëdha.Duka u shpreh se për rastet e lehta kostot shkojnë deri në 1.4 milion lek (të vjetra), ndërsa rastet më të rënda që trajtohen në spitalet private paguajnë deri në 3 mijë euro dita.

“Shqiptarët nuk po përballojnë dot shpenzimet e kurimit të koronavirusit. Nëse kjo pandemi vazhdon familjet shqiptare do varfërohen në maksimum. Për rastet e lehta kostot shkojnë deri në 1.4 milionë lekë. Pacientët po marrin kredi dhe borxh. 3 mijë euro në ditë marrin spitalet private për një person të shtruar me Covid. Shteti duhet të marrë masa. Nuk e di se si taksohen”, tha mbrëmjen e djeshme kreu i PAA Agron Duka, në emisionin “Arena”.

Zjarr Tv Ad