Agron Duka: Zgjedhja e Berishës në krye të PD nuk i bashkon demokratët! Të tregohet fisnik, t’i hapë rrugën një të riu

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PAA-së, Agron Duka, ka folur mbrëmjen e sotme për krizën brenda Partisë Demokratike. Ai tha se Berisha është në gjendje të fitojë zgjedhjet brenda partisë, por zgjedhja e tij nuk do t’i bashkonte demokratët.

Sipas tij, Berisha duhet të tregohet fisnik dhe duhet të hapë krahun për një të ri, pasi vetëm kështu mund të bashkohet Partia Demokratike.

“Duhet një bashkim. Berisha tha që vjen një pranverë që do bashkojë të gjithë demokratët.

Berisha duket që fiton zgjedhjet brenda PD-së, se ka mazhorancë. Por nuk është se bashkon demokratët. Në zgjedhjet e 6 marsit, u acaruan gjakrat.

Më shumë luftuan kundër njëri-tjetrit, se sa kundër Edi Ramës. Unë nuk besoj se Berisha do bëjë aq shumë vota sa të mundë Ramën.

Berisha duhet të tregohet fisnik. T’i hapë rrugën një të riu. Vetëm kështu bashkohet PD-ja se përndryshe do kenë të njëjtin rezultat,” tha Duka

Zjarr Tv Ad