Agron Gjekmarkaj: Berishën do e largoja që në 2013, vendimi i Bashës kurajoz

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj, gjatw njw interviste televizive, tha se vendimi i Lulzim Bashës për Sali Berishën, ishte kurajoz dhe mjaft i përgjegjshëm, duke analizuar peshën dhe rëndësinë që marrëdhëniet me Amerikën kanë për PD dhe vendin.

Denis Dyrnjaja: Basha e mori vendimin nga frika, në shantazh e sipër apo e shikon si vendim kurajoz ose të papërgjegjshëm?

Agron GjekmarkajMendoj që është një vendim shumë kurajoz dhe i përgjegjshëm. Mos të bëhemi hipokrit, SHBA kanë një peshë shumë të madhe në politikën e brendshme shqiptare , në sovranitetin e Kosovës dhe Shqipërisë, na kanë futur në NATO. Në një farë mënyre ne jemi nën ombrellën e tyre politike. Gjithahstu, Gjekmarkaj se Berisha i ka bërë betejat e veta dhe se nëse do të ishte ai kryetar i PD, Berisha do të ishte larguar që në 2013-ën.

Berisha i ka bërë betejat e veta, mund të largohej në 2013, 2017, u largua por s’u largua. Basha tha se u akuzova që nuk e eleminova babain tim politik, por s’kam ndërmend ta eleminoj, në një farë mënyre, unë nuk mendoj që Basha do ta kishte bërë këtë divorc me Sali Berishën, për vetë faktin nga mirënjohja, nga konsiderata, shumë rrethana të tjera, por ndodhi diçka që është me e madhe se vendimet e Bashës dhe Berishës, që është ndërhyrja e SHBA. Kanë arsyet e veta që në nuk i dimë, sado që mua më është dukur një vendim i padrejtë, një paradoks, sado që unë e konsideroj Berishën një lider pro amerikan, përsëri kjo ka ndodhur dhe kur kjo ndodh ti nuk bën dot sikur kjo gjë nuk ekziston.
Lulzim Basha është detyruar ta marrë parasysh këtë realitet dhe të veprojë në bazë të rrethanave të reja.

Unë kam një natyrë tjetër nga Lulzim Basha, unë do ta kisha marrë këtë vendim që në 2013, sepse të gjitha shoqëritë, po ajo shqiptare më shumë se sa të tjera, liderin e do lider, se Basha ka qenë gjithmonë i dubluar nga hija e Berishës, për mirë apo për keq.

Por që e shoh të jetë ai vetvetja, në sensin që është ai që e ka këtë borën mbi qafë, atë të liderit. Dhe kryetarin do ta gjykojmë 100 si kryetar të vërtetë dhe real për meritat apo për gabimet e tij nesër”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad