Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryetari i Komisionit të Arsimit, Agron Gjekmarkaj, ka braktisur mbledhjen e sotme në mes për arsye shëndetësore.
Gjatë seancës ku ishte thirrur nga Opozita Ministrja e Arsimit Evis Kushi në lidhje me masat e marra për nisjen e vitit të ri shkollor, Gjekmarkaj ka kërkuar ndjesë për shkak të gjendjes shëndetësore, duke ia kaluar drejtimin e mbledhjes nënkryetarit, deputetit socialist Petro Koçi.
“Pra se tja kaloj fjalën zonjës ministre, sepse për arsye shëndetësore s’e kam të mundur të rri më gjatë erdha për respekt institucional dhe njerëzor. Kam nderin ti kaloj drejtimin e seancës Petro Koçit. Ju uroj punë të mbarë dhe iu kërkoj ndjesë për mungesën time”, tha Gjekmarkaj.
Nuk dihet ende se çfarë problemi shëndetësor ka Gjekmarkaj.