Agron Gjekmarkaj, vazhdon të çudisë me deklaratat e ditëve të fundit, ku i emëruar nënkryetar i PD nga Lulzim Basha, nuk po e përmban veten, teksa një ditë më parë u shpreh se Lulzim Basha është burrë që nuk i dridhet qerpku.
Ndërsa ditën e djeshme tha se Basha nuk duhet të dalë nga zyra edhe nëse humb sërish në 6 mars, zgjedhjet e pjesshme lokale.
Ai tha se nëse mbështetësit e Berishës, do të sfidojnë kandidatët e Bashës në zgjedhjet e pjesshme vendore, me qëllim për t’i kërkuar atij më pas dorëheqjen, nuk do të arrijnë asgjë.
“Ata që nuk mbështesin kandidatët e PD-së, sigurisht i bie që do të mbështesin kandidatët e Edi Ramës, ose të LSI-së. Zoti Basha matet me rezultate politike dhe me zgjedhje politike”, thotë Gjekmarkaj.
“Partia Demokratike vjen nga një proces që, nëse nuk do të masakrohej, do të ishte fituese. Ka frymë dhe ka njerëz, kështu që ne nuk i trembemi asnjë gare elektorale, kurdo që ajo të jetë. Po flisni me nënkryetarin e PD-së dhe ky është një qëndrim”, shprehet ai.