Deputeti i Partisë Demokratike ka komentuar situatën politike dhe “përplasjet” brenda Partisë Demokratike.
I pyetur nëse janë të vërteta 4200 firmat në zyrën e Edi Palokës, Gjekmarkaj tha se dyshon nëse ato firma janë të gjitha nga delegatët apo anëtarët, duke theksuar se mund të kenë shumë parregullsi pasi e gjithë procedura e tyre u mbajt sekret.
Pyetje: A janë të vërteta 4200 firmat?
Gjekmarkaj: Nuk e di sa firma mund të jenë aty, por kjo frika për t’i ekspozuar, ato duhej të ishin bërë publike. Nuk e di a janë të gjitha firma legale. Nuk e di nëse janë anëtarë të apo njerëz tëe zakonshëm, atëhere kjo rrëëzohet.
Jam kundër një kongresi I cili perceptohet si një gjetje e konfliktim me SHBA. Por nëse firmat janë reale, Kuvendi duhet të mbidhet. Këtu jemi në demokraci, procedurat duhet të jenë publike. Nuk mund të mbahen sekret, dyshoj se ka shumë parregullsi, mund të ketë firma qytetarësh dhe jo delegatësh.